Big Brother VIP/ Ja cilët janë 14 të famshmit që u bënë pjesë e shtëpisë

0
203

Ka nisur spektakli i shumëpërfolur, Big Brother VIP, nën moderimin e Arbana Osmanit. 

Njihuni me 14 konkurrentët VIP të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata janë aktorë, këngëtarë, poetë, balerinë, koreografë, modele dhe moderatorë, ku do të qëndrojnë për 3 muaj me radhë të izoluar, në një shtëpi të monitoruar me kamera 24 orë non stop.

Banorët e shtëpisë së famshme do të jenë koreografi Ilir Shaqiri, aktorja Arjola Demiri, prezantuesi Donald Veshaj, gazetarja Paloma, poeti Elhaid Cufi, modelja Beniada, këngëtarët Sabiani, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni, ish-futbollisti dhe modeli Granit Cana, Kledi Hysa gjithashtu model si dhe Monika Lubonja, aktore Fifi këngëtare, Sheila këngëtare.

Shtëpia e Big Brother ka një sipërfaqe prej 1000 m2 dhe e survejuar nga më shumë se 100 kamera. Opinionistët e Big Brother janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Zjarr Tv Ad