Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar për të analizuar dhe për të bërë një bilanc të punës në 100 ditët e para të qeverisjes.
Gjatë analizës pritet që çdo ministër të paraqesë rezultatet e punës për tre muajt e parë të mandatit të tretë, ku në fokus janë pandemia dhe rindërtimi.
Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë,
Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.
Kujtojmë se Partia Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit mori mandatin e tretë radhazi, duke siguruar 74 deputetë në Parlament.




