Bledi Çuçi: OFL do të mbetet moment kulmor në historinë e vendit…

0
151

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur në seancën e sotme plenare, ku u ka kërkuar deputetëve, që të miratojnë shtyrjen e afatit të veprimtarisë së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, për të gjitha dosjet e referuara nga OFL, gjatë vitit 2020.

Çuçi, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, i vendosur tha se; OFL do të mbetet në historinë e vendit, si një moment kulmor.

Ndër të tjera, Çuçi tha se; OFL është një mesazh i forte, ku askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktivitete të paligjshme.

“OFL pati një efekt mjaft të ndjeshëm në uljen e kurbës së korrupsionit. Do të mbetet në historinë e vendit si moment kulmor. Ky operacion po ia arrin qëllimin për të cilin u kërkua edhe Akti Normativ një vit më parë.  Ky është një mesazh i forte askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktivitetete të paligjshme. Arsyeja pse e kërkojmë miratimin e këtij akti është që GJKKO të vazhdojë punën dhe të marrë vendimin për të gjitha pasurinë që janë të dyshuara.

Zjarr Tv Ad