Bledi Çuçi: Prokurorë e gjyqtarë po lirojnë të dënuarit, policinë do e ngremë në nivel tjetër…

0
82

Gjatë një konference për mediat, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, nisur nga ngjarjet që kanë tronditur vendin ditëve të fundit, është shprehur se do të ketë një strukturim të ri në policinë e shtetit. Gjithashtu, Çuçi ka shtuar se ka disa gjyqtarë dhe prokurorë që nxjerrin nga burgu ata që kanë kryer vepra të rënda penale.

“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me “kap ça të kapësh”, sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës të ligjit, ata i dënon gjykata. Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. Janë ndaluar në flagrancë 3 shtetas me armë pa leje me precedent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa lehtësuese duke çuar në shtëpi të dënuarit”, tha Çuçi.

“Do të nis një ndryshimi i thellë në nivel qarku dhe do shtrihet në çdo komisariat. Do të futet hetimi i të ardhurave për makinat e shtrenjta që kapen në kundërvajtje të përsëritur. Kamera trupi për policët. Do jetë komisariati digjital për shkelësit e ligjit. Ne jemi të vetëdijshëm për nevojat e shqiptarëve. Të gjithë do të prekim ndryshimin e mëtejshëm në policinë e shtetit”, u shpreh Çuçi.

Kjo konferencë për shtyp, vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona, pas një sherri për vendosjen e shezlongeve në plazh. Çuçi tha se policia ka për detyrë parandalimin e ngjarjeve të rënda, por jo dënimin e personave që kapen në shkelje të ligjit. Sipas tij, gjyqtarët e prokurorët që akoma nuk e kanë kaluar vettingun, po lirojnë nga burgu të dënuarit.

Zjarr Tv Ad