Bledian Koka: Yuri Kim i ‘fërkon’ gjoksin qeverisë, çdo akt i saj ka cënuar opozitën

0
113

Gazetari Bledian Koka komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv situatën në Partinë Demokratike. Koka është i mendimit se vendimi i gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit i ka çuar gjërat në vëndin e duhur ndërsa për deklaratën e Yuri Kim, Koka shtoi se ajo nuk do që të pranojë këtë vendim për njohjen e Rithemelimit.

“Vendimi ka legjitimuar logjikën politike që ndodh brenda Partisë Demokratike. Ata që u angazhuan fort, Basha dhe përfaqësuesit e ambasadave kundër vullnetit të demokratëve, nuk duan ta pranojnë vullnetin e gjykatës. Sulmi dhe qëndrimet e ditëve të fundit dhe ajo e ambasadores Yuri Kim po cënojnë atë që duhet të ishte e padiskutueshme.”-tha Koka.

Gazetari tha se Yuri Kim ka marrë në mbrojtje edhe opozitën fasadë pas djegies së mandateve në Partinë Demokratike.

“Aktet e saj që janë ndërmarrë kanë qenë në cënim dhe ndesh funksionimit të opozicionit. Një ambasadore që i fërkon gjoksin Veliajt dhe performon e qeshur me çdo anëtar të kësaj qeverie. Kim e di që aferën e inceneratorëve nuk e ka bërë Alqi Bllako, por një skemë korruptive nga ai që firmos vendimet e qeverisë, Edi Rama.”-u shpreh Koka.

Ndër të tjera gazetari deklaroi se Kim s’mund të mbajë qëndrim kritik ndaj Berishës i cili është zëri më i madh opozitar dhe ndërkohë me një qeveri që kur protestojnë qytetarët i quajnë ato turp e mbështet.

“Kur rreshtohet me pushtetarët këtu ka një problem, edhe dashamirësia që ti ke për mikeshën, fillon çedojnë, sado që të jesh i ftohtë, provokimi nga këto qëndrime është i tepruar. Tre ditë Kim te kryesia e Kuvendit, dalim te ajo që thotë Berisha, kemi të bëjmë me një guvernatore. Mesazhi e ka një llojë mase.”-u shpreh Koka.

Zjarr Tv Ad