Policia e Vlorës këtë të hënë ka shtuar masat e sigurisë pas ngjarjes së rëndë kriminale të regjistruar në Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Selami Hasani dhe u plagos vëllai i tij.
Në hyrje të qytetit të Vlorës janë ngritur pika kontrolli, ku efektivët ndalojnë automjetet dhe kryejnë verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve. Kontrollet synojnë identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

