Aktori i njohur i humorit dhe njëkohësisht anëtari i PD Julian Deda, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit reagoi ndaj pushtimit rust ë Ukrainës mëngjesin e ditës të sotme.
Deda përmes një postimi në rrjetetin social Facebook shkruan se nuk është lajm reagimi i Lulzim Bashës në orën 9 e gjysëm, por fakti se ai u zgjua herët mëngjesin e sotëm.
Postimi i Jul Dedës:
Bombardimet filluan 4 te mengjesi, Luli reagoi ne 9 e gjysem. Lajmi eshte, se ai u zgjua heret sot…!




