“Borxhli i jam vetëm votuesve dhe jo lidershipit”, flet Nasip Naço: Do vazhdoja të kontribuoja për LSI nëse …

0
96

Ish-Ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI, Nasip Naço ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për arsyet e largimit nga LSI dhe bashkimin me Partinë Socialiste.

Fillimisht, Nasip Naço u shpreh se kishte vendosur të largohej nga politika pas ikjes nga LSI, por ftesa e zotit Rama dhe kërkesa nga disa ish-mbështetës të LSI që ta pranonte atë, e bëri që t’i përgjigjej pozitivisht Ramës në dhjetor të vitit të shkuar.

Naço u pyet nëse ndjen se i ka ndonjë borxh LSI-së. Ai mohoi kategorikisht që i detyrohej LSI-së, duke shtuar se me dorëzimin e mandatit në vitin 2019 kishte mbyllur hesapet me ish-partinë e tij. Gjithsesi, Naço ka një merak, që janë mbështetësit e tij, për të cilët thotë se vetëm atyre i ndihet borxhli.

Duke folur për arsyet që e shtynë të ikte nga LSI, ish-Ministri i Drejtësisë deklaroi nëse lidershipi i LSI do e kishte ftuar qoftë edhe për një kafe, atëherë ai do të vazhdontë të kontibuonte për ish-partinë e tij.

Ai më tej e konsideroi si tepër të rëndë faktin që lidershipi e largoi tinzarisht, duke thënë se nuk ka nevojë për vlerat e tij, prandaj dhe ai u zhgënjye shumë.

 

Zjarr Tv Ad