Bozdo: Nuk ka propozime deputetësh të veçantë në emër të PD

0
50

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdo ka reaguar pas emailit të deputetit Enkelejd Alibeaj drejtuar deputetëve, në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Bozdo shkruan se nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD-së.

‘Nuk mund të ketë propozime të asnjë deputeti të veçantë në emër të PD. Këtë tagër e ka vetëm Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Rezoluta e miratuar prej tij e përcakton qartë këtë fakt!’, shkruan Eno Bozdo në reagimin e tij.

‘Dokumenti i shpërndarë dje në ‘emër të grupit parlamentar të PD’, nuk është gjë tjetër veçse disa kritere të Ramës, të vendosura në gojën e atyre që jo vetëm nuk përfaqësojnë PD, por që kërkojnë që kështu zgjedhjen e presidentit t’ia lënë më dorë totalisht Ramës!

Rama nga ana e tij do deklarojë që zgjedhje ishte ‘konsensuale’ me opozitën! Një skenar i turpshëm dhe bajat Është një skenar i tillë sepse synon një opozitë vasale, të kapur, të papërgjegjshme, në kundërshtim me interesat e shqiptarëve! Kjo kohë ka mbaruar!

PD sot përfaqëson rezistencën politike dhe qytetare ndaj qeverisjes më të korruptuar në Evropë! Si e tillë ajo do të mbrojë vetëm interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe jo të Ramës dhe të shiturve tek ai!’, deklaron anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Eno Bozdo në deklaratën e tij.

Zjarr Tv Ad