Nga dita e sotme, një pjesë e shkollave në Divjakë, do të zhvillojnë mësim online për dy javë. Ky vendim, ka ardhur pas ultimatiumit të zv.kryeministri Erion Braçe, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, i cili shkruante se; situata e të sëmurëve në zonat e Divjakës, Tërbufit, Grabianit, Gradishtes, Remasit vijon te jetë e rëndë.
Mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit në platformat online, është konfirmuar dhe nga drejtori i Zyrës Arsimore Divjakë, Llazi Stase.




