Bushati: “Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë”, ja si u zbulua e vërteta…

0
107

Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ka treguar se në nëntor të vitit 2021 në pragun e shtëpisë së saj u shfaqën dy agjentë të FBI-së, të cilët mbanin me vete foto të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama së bashku me Charles Mcgonigal.

Në një rrëfim të detajuar për median amerikane Bussines Insider, Allison Guerriero tregon detaje kompromentuese për ish-të dashurin e saj, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga oligarku rus Oleg deripaska dhe nga shqiptaro-amerikani Agron Neza pas vizitave që kishte bërë në Shqipëri.

Agjentët e FBI me foton e Edi Ramës në duar. Allison tregoi se kishte pasur një ndarje të vështirë me McGonigal, i cili e kishte mbajtur me shpresë se do të divorvohej me të shoqen, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Pas ndarjes, Allison Guerrero tha se kishte kaluar momente të vështira dhe për t’u hakmarrë i kishte shkruar shefit të zyrës së FBI-së në Neë York, ëil Liam Sëeeney.

Në emailet e hakmarrjes, ajo i kërkonte shefit të FBI-së në zyrën e Nju Jork të hetonte për marrëdhëniet mes McGonigal dhe Edi Ramës. Pak kohë më pas, mori një vizitë nga agjentët e FBI-së.

“Pavarësisht, në nëntor 2021, FBI po e hetonte McGonigal. Dy agjentë u shfaqën në derën e Guerriero-s, thotë ajo, i treguan asaj një foto të McGonigal me kryeministrin shqiptar dhe e intervistuan për ndërveprimet e tyre.

Ajo gjithashtu mori një thirrje nga juria e madhe që kërkonte të gjitha komunikimet e saj me McGonigal, si dhe informacione për çdo “pagesë ose dhuratë” që ai mund t’i ketë dhënë asaj” shkruan Bussines Insider.

Kuptohet se Edi Rama ka qenë pjesë e hetimit të FBI-së pasi takimet dhe vizitat e McGonigal në Shqipëri nuk u deklaruan asnjëherë, siç e kërkon ligji amerikan.

Në anën tjetër, McGonigal e takoi Ramën bashkë me Agron Nezën, që i ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash, pasi FBI nisi një hetim në dëm të Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Materialet e hetimit të FBI dolën nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad