Caka për protestën e 6 dhjetorit: Qëllimi është të trasmetojmë mesazh tek europianët

0
32

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka ka folur për protestën që do të mbahet nga opozita, në datën 6 dhjetor, kur në Tiranë do të vijnë liderët europianë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në një intervistë në Vizion Plus, Caka tha se qëllimi i opozitës është që liderët e BE të dëgjojnë mesazhet e tyre dhe të kuptojnë situatën që po ndodh në Shqipëri nga qeverisja e Edi Ramaës.

Sipas saj, qeverinë e tremb masiviteti, teksa shton se protestat janë pasqyra ku nxjerr qartë se çfarë po ndodh në vendin tonë.

“Nuk do të ishte hera e parë që një protestë zhvillohet larg dyerve dhe dritareve vendit ku ndodhen liderët euriopianë. Duam të dëgjohen mesazhet e opozitës,dhe duam të mos harrohet rezoluta e 19 majit sepse janë rekomandimet e tyre që nuk janë zbatuar nga qeveria e Edi Ramës.

“Policia duhet të dijë të ruaj integritetin. E rëndësishme është që ata të bëjnë punën e tyre siç duhet. Opozita do bëj më pas punën e saj”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad