Çfarë do u ofrojnë PD e PS të rinjve nëse marrin Bashkinë e Tiranës?

0
56

Në emisionin “Rinon”, i cili startoi ditën e sotme në Euronews Albania, deputeti socialist Arben Pëllumbi dhe kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë Belind Këlliçi nga PD, treguan se çfarë do u ofrojnë të rinjve nëse do fitojnë zgjedhjet lokale të 2023.

Pëllumbi u shpreh se gjatë mandateve të tyre kanë pasur një vizion të qartë ekonomik ndërsa shtoi se kanë ndërtuar deri më tani 40 shkolla të reja.

“Besoj se Bashkinë do e marrë PS për hir të faktit se kemi treguar që kemi pasur një vizon përsa i përket zhvillimit ekonomik, cilësisë së mjedisit. Kemi bërë 40 shkolla të reja”- u shpreh Pëllumbi.

Nga ana tjetër Këlliçi tha të rinjve do u ofronte një model të ri ekonomik që të rrinë në Tiranë e të mos largohen nga Shqipëria.

“Fokusi kryesor është te të rinjtë, kjo është një nga arsyet kryesore që kam hyrë në garën për kreun e Bashkisë. Kam hyrë për të dhënë shembullin tim. E vetmja mënyrë se si ndërrohet realiteti është përmes aktivizmit dhe shembullit personal. Ka pasur vetëm një qendër rinore në Tiranë dhe është shembur nga Bashkia e Tiranës për të ndërtuar një pallat. Të rinjve do u ofroja një model ekonomik për të qëndruar në Tiranë, dhe për të vazhduar jetën këtu”- tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad