Çfarë pritet të flasë Berisha në Kuvendin e PD-së? Gazetari Bledian Koka del me paralajmërimin e fortë…

0
349

Gazetari Bledian Koka, ka dalë me një paralajmërim të fortë për Kuvendin Kombëtar të PD-së, që pritet të mbahet së shpejti. I ftuar në emisionin “Spotlight”, Koka u shpreh se në Kongres, do të flasin njerëz që do të shpalosen më shumë seç kanë bërë më herët.

Sipas tij, mbetet për t’u dëgjuar fjala e Berishës, për të parë deri ku do të shkojë.

Bledian Koka: Unë mendoj që në atë Kuvend do thuhen ca fjalë. Ca njerëz do shpalosen shumë më shumë seç janë shpalosur në këto momente. Duke i dhënë jetë një debati në Partinë Demokratike që deri më sot, mendoj që i ka munguar, sidomos pas 2017-ës.

Alban Dudushi: Kush janë këta njerëz?

Bledian Koka: Të gjithë ata njerëz, të cilët deri më sot nuk e kanë thënë saç duhet fjalën e tyre. Dhe mendoj që imprimisin që mbetet për t’u parë se si do e artikulojë është z.Berisha.

Alban Dudushi: Berisha në Kuvend mund të bëjë lajm po thua?

Bledian Koka: Mendoj se është për t’u dëgjuar. Se si, se qysh, se deri në çfarë mase e sa e rëndësishme është kjo për partinë… Ka nevojë, që sot më shumë se kurrë, disa gjëra që nuk janë thënë siç duhet, të thuhen dhe kjo do i shërbejë. Dhe prandaj jam shumë kurioz ta ndjek Kongresin e Partisë Demokratike deri në fund po pa e ditur tamam se deri ku shkon dhe çfarë do prodhojë deri në fund fare.

Zjarr Tv Ad