Cilat ishin porositë që Yuri Kim u dha anëtarëve të Gjjykatës Kushtetuese?

0
149

Ditën e sotme Yuri Kim dhe Luigi Soreca zhvilluan një bisedë me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.Në njoftimin zyrtar ambasada shprehet se SHBA do të mbështesë me forcë zbatimin e reformës në drejtësi.

“Yuri Kim nënvizoi detyrimin që gjykatësit të veprojnë me pavarësi dhe integritet në dhënien e drejtësisë, pavarësisht nga institucioni që i emëroi ata në Gjykatë. Ambasadorja Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Gjykata luan për të siguruar kontrollin dhe balancën e institucioneve të Shqipërisë dhe për të siguruar shtetin e së drejtës.

Ajo përsëriti se mbështetja e SHBA do të vazhdojë, përfshirë edhe nëpërmjet sigurimit të ndihmës teknike. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, dhe nxisin autoritetet përkatëse të sigurojnë që Gjykata Kushtetuese të ketë trupën e plotë të nëntë gjykatësve në të ardhmen e afërt, në mënyrë që populli i Shqipërisë të ketë drejtësi të vërtetë, në përputhje me statusin e Shqipërisë si një aleate e NATO-s dhe aspirante për në BE” mbyllet deklarata

Zjarr Tv Ad