Ndërsa Kryeministri Edi Rama, fliste me tone të zeza në konferencën e tij, në murin e tij vërshoi ushtria e patronazhistëve. Edhe pse ai po paralajmëronte një krizë edhe më të rëndë se pandemia, komentuesit nuk e kishin mendjen aty.
Sapo Rama nisi të fliste për rritje marramendëse çmimesh, komentuesit nisën të falenderojnë. Kjo çmenduri nuk ka kaluar pa u komentuar nga rrjeti. Ajo tregon se ku është katandisur propaganda qeveritare.






