Çuçi: Tek Ministri i Brendshëm, mos shihni Drejtorin e Policisë, problem është zbatimi i ligjit…

0
52

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në konferencën që sot për mediat, foli për ngjarjet që kanë tronditur vendin ditët e fundit. I pyetur për një database për armët  pa leje, ai theksoi se kjo është e pamundur të realizohet edhe në vendet më të përparuara, duke shtuar se ajo se çfarë mund të bëjë Policia e Shtetit, është të parandalojë përdorimin e tyre.

Po ashtu, Ministri i Brendshëm, tha se problemi i kryesor sa u përket ngjarjeve të rënda të ditëve të fundit apo aksidenteve, mbetet zbatimi i ligjit.

“Në lidhje me armët që qarkullojnë pa leje, çdo shtet besoj unë edhe me një nivel akoma më të lartë se Shqipëria nuk mund të ketë një database të armëve që nuk janë me leje sepse janë absurde. Ajo që bëjmë ne është të parandalojmë për përdorimin e këtyre armëve pa leje.  Në tre rastet e fundit vetëm në qershor janë kapur në flagrancë  dhe prokuroria dhe gjykata e kanë parë të arsyeshme që ata të kenë masa lehtësuese. A do të donin shqiptarët që të dënoheshin këto persona. Sigurisht që po. I bëjmë thirrje instancave përkatëse që ligji të zbatohet më të gjithë forcën. Sa i takon strukturimit të policisë për të shtuar xhandarmërinë, këto janë diskutime sepse ende nuk shihet një arsye e fortë ku të fusim një strukturë të re ekstra”, tha Çuçi.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij ai theksoi se territori shqiptar, do të kontrollohet me metodat më moderne. Ndër të tjera, ai theksoi se deri në momentin që do të jetë në detyrë si Ministër i Brendshëm, do ta ushtrojë detyrën me përgjegjësi sa më të lartë, duke shtuar se tek Ministri i Brendshëm, nuk duhet të shohin Drejtorin e Policisë.

“ Ne jemi në prag të fillimit të mandatit të ri qeverisës, padiskutim që edhe në funksion të zbatimit të programit qeverisë është e domosdoshme që të bëhen ndryshme për t’u përshtatur me vizionin që ne kemi. Ju thashë që ne do të kalojmë në një nivel tjetër në administrimin e territorit dhe do të kontrollojmë me teknologjinë më moderne që ka sot bota. Për nga cilësia garantoj që do të jetë në nivelin më të lartë.

Sa i takon vazhdimit tim në detyre, dua t’u them që tek Ministri i Brendshëm të mos shihni drejtorin e policisë , por shihni Ministrin e Brendshëm. Deri ditën që unë do të jem Ministër i Brendshëm, detyrën do ta ushtroj me përgjegjshmërinë më të lartë. Sa i takon ashpërsisë së dënimeve në lidhje me aksidentet, Çuçi tha se problem mbetet zbatimi i ligjit. A zbatohet ligji, a dënohen ata? Unë llogarinë e kam me shqiptarët”, u shpreh Çuçi.

 

Zjarr Tv Ad