Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi priti në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli, në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.
Teksa i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Gjeneral Cavolit, Ministri Peleshi e njohur atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje të rëndësishme.
Peleshi u shpreh besimplotë se kjo stërvitje do të shërbejë si gur themeli për çuarjen përpara dhe intesifikimin e stërvitjeve dypalëshe, Shqipëri-SHBA.
Gjithashtu, z.Peleshi konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare jo vetëm për të rritur prezencën në stërvitjet e tjera Defender jashtë kufijve, por dhe për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.




