Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një paralajmërim të forte, teksa fliste nw studion “ABC live”. Ne fjalwn e tij, Hoxha tha se SPAK ka nën hetim dosje të bujshme.
Jo vetëm kaq, por Hoxha ka theksuar se me krijimin dhe funksionimin e BKH, SPAK do të ketë akoma më shumë goditje. Më tej, Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK, për të dëshmuar për dosje që ka dijeni dhe beson se goditjet e SPAK, do të jenë të një rangu të lartë.
I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në burg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.
“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartës dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish–kryeministria, ish-presidentë, ish-ministra”, kwshtu u shpreh gazetari.




