Deklarata e fortë e Ramës, shpërthen Idajet Beqiri: Hipokrizi! Pse nuk i çojnë zyrtarisht në SPAK?

0
101

Avokati Idajet Beqiri ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama se SPAK duhet të nisë hetimet për ‘Non-grata-n’ e Sali Berishës. Beqiri shkruan se nëse kanë prova dhe dëshmi për Berishën pse nuk i çojnë në SPAK.

Postimi i Idajet Beqirit:

“Hipokrizi e gjallë kjo kërkesa e Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për hetimin e “Non Grata” të Sali Berishës dhe Familjes së tij…

Edi Rama është Kryeministri i Shqipërisë.  Edhe sikur qytetar i thjesht të ishte, nëse ka për t’i thënë SPAK gjërat që di ndaj Berishës, nuk ka përse pret t”a thërres SPAK, por shkon dhe kallëzon krimet, ndryshe penalizon veten me veprën penale të “Mos kallëzimit të  krimit”, që parashikohet nga neni 300 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad