Në 25 Prill, Partia Demokratike në qarkun e Kukësit, fitoi 2 mandate duke dërguar në Parlamentin e ri në Shtator, Flamur Hoxhën dhe Isuf Çelajn, i cili pas rezultatit pozitiv është rikthyer në Tropojë, për të falënderuar demokratët për mbështetjen.
Ish-kryetari i bashkisë Besnik Dushaj, thotë se PD fitoi thellë në të gjitha qendrat e votimit në Tropojë.
“Sot, me deputetin Isuf Çelaj dhe Kryesinë e Partisë Demokratike-Dega Tropojë… fitorja e thellë në të gjitha qendrat e votimit të rrethit tonë është prova më e madhe e forcës së dinjitetit të tropojanëve përballë presionit dhe pazareve të “rilindjes”.
Falenderim i përzemërt për qytetarët e Tropojës që pavarësisht presionit të madh nga partia-shtet nuk u nënshtruan, por e mbështetën fuqimisht Partinë Demokratike!
Mirënjohje dhe falenderim i përzemërt për të gjitha strukturat e PD-së Tropojë dhe për çdo demokrat për punën e jashtëzakonshme në arritjen e kësaj fitoreje spektakolare…beteja vazhdon” shkruan Dushaj. Por mes 9 qarqeve që PD pritet që të kërkojë rivotim është edhe ai i Kukësit.




