Dënimi i Bojken Lakos, shpërthen Paloka: Kolegët e tij “artistë” grabisin toka në bregdet! Rama hiqej sikur Bujar Lakon e kishte mik…

0
1320

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar i revoltuar pas vendimit të gjykatës në Tiranë, e cila e dënoi këngëtarin Bojken Lako me 3 vite burg për kryerjen pa leje të disa punimeve në studion e tij muzikkore.

“E paskan kapur kriminelin”, shkruan Paloka duke ironizuar se kolelgu “artist” i Bojken Lakos, ka “grabitur me firmën e Ramës qindramijë metra katrorë toka në bregdet si “investitore strategjikë”.

Paloka shënjestron kryeministrin Rama, teksa thotë se dënimi i Bojken Lakos ka dhe një aspekt njerëzor: “Rama hiqej sikur Bujar Lakon e kishte mik. Këtë përshtypje u përpoq të linte me statusin e tij kur Bujari u nda nga kjo jetë…”, shkruan ai.

Dënimi me 3 vite burg i kengetarit, u konvertua në shërbim prove.

Postimi i plotë i Palokës:

Pafytyrësia e Ramës nuk njeh limite…!

E paskan kapur “kriminelin”!

Do çohen këta njohësit e themeleve të shtetit e do bërtasin: “Çfare lidhje ka Rama këtu, drejtësia është e pavarur!”

Do bërtasin “parimorët” e rilindjes: “Pse nuk duhet dënuar Bojken Lako, drejtësia është e barabartë për të gjithë…!”

Po ashtu duhet të jetë. Po ndërkohë ne shohim se si vazhdojnë paguhen miliona euro për bashkëpuntorët në kërkim të qeveritarëve përfshirë në skandalin e inceneratorëve.

Ndërkohë ne shohim se si kolegët e Bojkenit, “artistët” e “rilindjes” grabisin me firmën e Ramës qindramijë metra katrorë toka në bregdet si “investitore strategjikë”!

Shohim se si bën Rama pazare dhe i jep imunitet para drejtësisë llumit të këtij vendi që bashkëpunojnë me të.

Po ka dhe një aspekt njerëzor në këtë rast.

Rama hiqej sikur Bujar Lakon e kishte mik. Këtë përshtypje u përpoq të linte me statusin e tij kur Bujari u nda nga kjo jetë…  Në fakt Rama nuk ka lidhje fare me marrdheniët njerëzore jashtë interesave të tij…

Zjarr Tv Ad