Dënohet me 5 vite burg infermierja e Infektivit që vidhte paratë e pacientëve që kishin ndërruar jetë

0
90

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti që kishte ndërruar jetë.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Ronida Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja e Infektivit u arrestua në Janar të vitit 2021, pasi ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë.

Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë, në bankomate të ndryshëm përmes kartës së pacientit.

Zjarr Tv Ad