DENONCIMI/ “Përdhunohen dy vajza në shkollën 9-vjeçare, si u fsheh ngjarja e rëndë”

0
58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij të Facebook një mesazh që i ka ardhur nga një nxënëse e shkollës 9-vjeçare të Selenicës, sipas së cilës dy vajza nga kjo shkollë janë abuzuar seksualisht nga një “djalë me tatuazhe”.

Në këtë mesazh të ardhur nga një nxënëse e kësaj shkollë thuhet se dy shoqe të saj nga kjo shkollë, para tre javësh janë abuzuar seksualisht nga një i rritur, ndërsa drejtoria e shkollës është përpjekur për ta fshehur ngjarje.

Në mesazh thuhet se, abuzimi i dy vajza në klasë të shtatë, nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës, por në shtëpinë e njërës prej të miturave, e cila jetonte me gjyshërit.

Aty thuhet se ka shkuar një djalë “me tatuazhe” dhe ka abuzuar seksualisht metë dyja, ndërsa vajza tjetër u ka treguar prindërve për ndodhinë.

“Pasi u bë problem dhe u mor vesh se drejtoresha po mundohej ta fshihte ngjarjen, më pas prindërit e vajzës ose ajo, e kanë denoncuar rastin në policinë e Vlorës. Flitet se për një nga vajzat ekziston edhe një video erotike”, shkruan denoncuesja e mitur në mesazhin drejtuar Sali Berishës.

“Deri tani policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj përdhunuesit, drejtoreshës dhe psikologes, që donin ta mbyllnin skandalin”, shkruhet në mesazh.

POSTIMI I BERE NE FACEBOOK, NGA SALI BERISHA:

Perdhunime dhe prostitucion me nxeneset e mitura te shkolles!

Denoncohen perdhunime dhe prostitucion te nxeneseve te shkolles 9 vjeçare Selenice dhe fshehje e krimit nga narkozyrtaret e Kakistokracise.

Lexoni mesazhin rrenqethes te nxeneses dixhitale! sb

Pershendetje i nderuar z sali berisha. Jam nxense e
shkolles 9 – vjecare te Selenices ne rrethin e Vlores. Po ju shkruaj per nje skandal te rende abuzimi me dy shoqe te mia nx te shkolles qe ka ndodhur tek ne para tre javesh dhe drejtorja esht perpjekur ta fshehe ngjarjen.Abuzimi nuk u krye ne shkolle por jashte saj me dy vajza te klases time te shtate kur luanin ne shtepine e njeres prej vajzave e cila jeton me gjyshen sepse e ema eshte ne greqi . Jo kjo por vajza tjeter u tregoi prinderve se dicka i kishte ndodhur te shtepia e shoqes kur nje cun i rritur me tatuazh ne dore kishte abuzuar me ato te dyja. Ketu flitet se vajza qe jeton me gjyshen ka te perseritur histori te njejta biles edhe me te renda se ato qe kane ndodhur me vajzen ne shkollen e Kavajes.Me ne fund pasi u be problem dhe e mori vesh gjithe shkolla se drejtorja nje socialiste e thekur po fshihte skanadalin ajo ose prnderit e njeres vjaze kane denoncuar ngjarjen e rend ne policine e Vlores, kete me tha vet njera nga vajzat se policia i dine te gjitha. Edhe ne kete raste flitet se per njeren vajze egziston gjithashtu nje video erotike.
Megjithe kete deri sot policia nuk ka marre asnje mase ndaj perdhunuesit por as ndaj drejtores dhe psikologes qe donin te mbyllini skandalin. Une ju shkruajta ju me besim se do te beni publik kete skandal qe kerkojne ta mbyllin por ju lutem me ruani anonimatin.Une dhe tani nuk po flas me adresen time po me nje adrese fallco sepse kam shume frike .

Zjarr Tv Ad