Dhunë në familje babi rreh gruan dhe vajzën!/Një tjetër në gjëndje të dehur rreh të birin dhe kundërshton policët

0
37

Dhuna në familje është ende një fenomen tejet shqetësues.

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy autorë të dhunës brenda familjes.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Zjarr Tv Ad