Disa kamionë barrikadë me të cilët ishte bllokuar rruga në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicë të Veriut janë djegur gjatë natës.
Këta kamionë ishin vendosur në këtë vend më 27 dhjetor, kur grupe të serbëve vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.
– Advertisement –
“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.
Ai takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën.




