Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar në shqip vendin tonë, pas pranimit të refugjatëve afganë në Shqipëri.
Mitchell thotë se populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë ndaj atyre në nevojë.
‘Në përputhje me traditën e saj të “besës”! Kryeministri Edi Rama njoftoi dje gatishmërinë e saj për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët që përballen me dhunën talebane. Populli i Shqipërisë meriton mirënjohjen tonë më të thellë për bujarinë e tyre ndaj atyre në nevojë. Faleminderit nga zemra!’- shkruan Mitchell.

Ky nuk është falenderimi i vetëm nga një diplomat i huaj, për vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar refugjatët afganë që po braktisin vendin nga frika e talebanëve.




