Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon lidhur me djegien e pesë makinave në parkimin e një pallati në Vlorë.
Ai thotë se narkomafia shtetërore e Vlorës shënoi sot një rekord të ri.
“Miq, sonte në Vlorë mafia e drogës lau hesapet dhe mbolli terrorin e saj mbi popullatën duke djegur pese makina. Ajo festoi për gjysëm dënimin e Eskobarit nga Ediskobari. Në qytet u gjetën fletushka me fjalët: Faleminderit deputeti ynë që shpëtove Pabllon tonë”, shkruan Berisha, duke iu referuar pranimit të gjykimit të shkurtuar për Klement Balili.
Ish-Kryeministri shton se zjarrvënësit hoqën maskat, veshën uniformat dhe u kthyen në drejtim të paditur në radhet e narkopolicisë!
Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po ashtu mendohet se objektivi ka qenë një punonjës bashkiak, Genti Sherifi, për shkak se dy nga makinat e djegura i përkasin atij dhe bashkëshortes.
Mësohet se Sherifi është drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës.
Po ashtu, pranë dy mjeteve janë gjetur edhe shishe me lëndë djegëse, ndërkohë që tre mjetet e tjera dyshohet se janë djegur aksidentalisht si pasojë e përhapjes së flakëve.
Lidhur me këtë ngjarje, policia po heton me synim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve



