Premiera e filmit James Bond në Kinema Milenium, ka bërë bashkë shumë figura të njohura të politikës, showbizit, por edhe të drejtësisë në Shqipëri.
Në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada britanike, janë shfaqur veç artistëve dhe politikanëve edhe dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të organeve të drejtësisë (së reformuar), konkretisht, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në eventin e organizuar marrin pjesë, shumë artistë të njohur dhe politikanë të lartë. Nga familja “kryeministrore” është shfaqur, Greg Rama, djali i kryeministrit.Gjithashtu edhe znj.Kim ka qene e pranishme.




