Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit, stuhi shiu me erëra dhe dallgë deri në 3,5 metra!

0
27

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi të hënën, më 26 shtator, se pritet përkeqësim i motit në detin Adriatik dhe Jon. Drejtoria e Përgjithshme Detare tha “se se si rezultat i ererave të forta me drejtim jugperëndim dhe juglindje, në datën 26 – 27 shtator 2022, moti do të jetë i përkeqësuar.

Këto zona do të përfshihen nga erëra me forcë 6-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.8 – 3,5 metër . Vendi ynë do të përfshihet nga erera të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë mbas datës 27 shtator 2022.

Zjarr Tv Ad