Dritan Leli nuk shkon në takim me Kryeministrin Rama…

0
660

Mes kryebashkiakëve socialistë të thirrur sot në takim me kreun e qeverisë Edi Rama, i vetmi që mungoi ishte kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Kjo vjen si rrjedhojë e përplasjeve të vazhdueshme brenda partisë, pasi Leli nuk pranoi të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Prej disa javësh socialistët e Bashkisë Vlorë, kanë kërkuar takim me Dritan Lelin në ambientet e bashkisë ose teatrit “Petro Marko”, por ky i fundit kërkon mbledhje online për shkak të pandemisë.

Ndërkohë nuk kanë mungur edhe përplasjet ndërmjet drejtuesve lokalë të rilindjes dhe Lelit për çeshtje të menaxhimit të qytetit të Vlorës.

Zjarr Tv Ad