“E bëre qeverisjen siç deshe vetë”, Kryemadhi i drejtohet ashpër Ramës: Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet

0
38

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reagur sërish për inceneratorët, këtë herë duke hedhur akuza mbi kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi ka postuar një video, ku në një moment tregon se Rama vendos. Në postim ajo thotë se qeveria e ka bërë si ka dashur, por që tani duhet të mbyllë gojën dhe të lërë SPAK-un të flasë.

“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet!”shkruan Kryemadhi në postimin e saj.

Kujtojmë që reagimet e njëpasnjëshme të kryetares së LSI vijnë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefer Koka, i cili u arresta nga SPAK disa ditë më parë , lidhur me çështjen e inceneratorëve.

LSI Partia e cila e bëri dhe ministër Mjedisi në vitit 2013-2017, e akuzon Lefter Kokën se ka shkelur ligjin për inceneratorët që janë ndërtuar në vend.

Zjarr Tv Ad