Konkurrentët e “Përputhen”, këtë vit patën një bujë të madhe dhe emri i tyre ka arritur deri në fermën e gomaricave në Elbasan.
E gjitha nisi kur erdhi në jetë një gomaricë dhe pronari i saj, vendosi të kërkojë mendimin e ndjekësve të faqes së fermës për emrin që ajo do të kishte.
“U shtuam me një gocë të bukur sot, na sugjeroni një emër!”, ka shkruar ai në faqe. Ndjekësit kanë dhënë emra të shumtë, ndër to ishin dhe emrat e personazheve të “Përputhen”. Emri Tea ishte më i pëlqyeri dhe gomaricës së vogël i vunë emrin e saj.






