E quajti kineze, Yuri Kim befasohet nga komenti i qytetarit dhe i bën ftesën e papritur…

0
943

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka replikuar me një komentues i cili i është drejtuar në rrjetet sociale, duke e quajtur kineze, në foton e publikuar prej saj, me këngëtaren Ermira Babaliu.

“Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, – shkruan komentuesi.

Kim e ka ftuar atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë, për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”.

Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, – i është përgjigjur ambasadorja Kim.

Zjarr Tv Ad