Një vajzë e re e moshës 19-vjeç, ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Fier. Mësohet se e reja nga Tirana, ka qenë duke udhëtuar në Bypassin e Fierit, me makinën e saj Mercedes Benz, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
19-vjeçaja, e identifikuar vetëm me inicialet Xh.M është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe një 21-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.Xh, i cili ishte pasagjer në mjet.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:35, në bypassin e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19-vjeçe, banuese në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.




