E rëndë/ E përplasi furgoni, humb jetën 6-vjeçari në Shëngjin…

0
62

Ka ndërruar jetë në spital, fëmija 6-vjeçar i aksidentuar nga një furgon këtë mëngjes, në qendër të qytetit të Shëngjinit.

I mituri ishte duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga mjeti furgon. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

6-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Zjarr Tv Ad