Një 35-vjeçare e identifikuar si Alba Taho, është gjendur e pajetë në banesën e saj në Gjirokastër, mesditën e sotme.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 35-vjeçarja, ka ndërruar jetë para disa ditësh, teksa kanë qenë banorët e lagjes ata që kanë njoftuar policinë, për shkak të erës së rëndë.
Mësohet se Alba Taho, vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në komisariat është shoqëruar Nëna e saj.
“Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori”, është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja A. T., rreth 35-vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhnue. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.




