Rudina Hajdari, në zgjedhjet e 25 prillit, do të kandidojë në Elbasan nën siglën e Partisë, Nisma Thurje.
E pyetur s;e përse zgjodhi Elbasanin, Hajdari është shprehur se; ky qark është 20 minuta larg Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Sipas saj, rrënjët e saj janë në atë qytet.
“Është një qark 20 minuta jashtë Tiranës dhe duhet të ketë më shumë vëmendje. Duke parë dhe rrënjët që kam aty. Potencialin ekonomik që ka. Dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne duhet të punojmë fort për ti dhënë një fytyrë më të bukur, për të gjithë ata elbasanllinj që duan të qëndrojnë aty”, thënë Hajdari për Report Tv.
Ndërkohë, e pyetur nëse e shihte si sfidë kandidimin përballë Taulant Ballës nga PS dhe Gazment Bardhit nga PD, Hajdari u shpreh:
– E shikoj si një sfidë që duhet patjetër punuar. Ata nuk kanë përmbushur premtimet që kanë bërë gjatë fushatave elektorale. Kjo më jep besim për të krijuar një profil sa më të besueshëm. Qarku i Elbasanit është një nga qarqet më të varfëra.




