E shkuara e errët e Armando Gorezit që iu bllokuan 2 mln euro

0
39

Njëri nga dy vëllezërit Gorezi, të cilëve iu sekuestruan sot 9 apartamente, dy  dyqane dhe një garazh me vlerë 2.2 milionë euro pasuri nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit dhe për atë italiane.

Bëhet fjalë për Armando Gorezin, i cili u dënua nga Gjykata e Shkalles së Parë me 12 vjet burg në 2011, por u la i lirë nga gjykata e Apelit italiane.

Në gusht të vitit 2011 ai dyshohet se ekzekutoi me 6 plumba bashkëkombësin e tij, Idrit Kuci. 42-vjeçari shqiptar, u ekstradua drejt Italisë, pasi ishte arratisur në Shqipëri.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë me 6 plumba pistolete shqiptari Idrit Kuçi ndodhi në 6 gusht të vitit 2011 në Torino të Italisë. Si autor i dyshuar i këtij krimi ishte bashkatdhetari Armando Gorezi. Pavarësisht se ai u ekstradua në Itali, ndërsa pas shumë vitesh hetime, arriti t’i shpëtonte burgut për mungesë provash.

Zjarr Tv Ad