Në marshimin e qeverisë “Rama 3”, nuk kishte si të mos vihej re look-u i 12 ministreve gra, që dominojnë në këtë mandat të tretë të Kryeministrit Rama.
Ngjyra që kishin përzgjedhur shumica prej tyre, ishte e zeza e kombinuar edhe me veshjen e ministrave dhe vetë kryeministrit, e thyer me këmishë me ngjyra.
Ndërsa ministret e reja, kishin zgjedhur kostume me ngjyra për këtë ditë të veçantë, e cila konsiderohet edhe dita e parë e punës si ministre për katër vitet e ardhshme.
Bora Muzhaqi, ministrja për Rininë dhe fëmijët, kishte zgjedhur një kostum të bardhë, Frida Krifca ministrja e Bujqësisë dominoi me të kuqe, ndërsa Delina Brahimaj në krye të dikasterit të Ekonomisë, kishte zgjedhur ngjyrën blu.





