Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur sot kabinetin ministror, për të punuar për hartimin e programit të Partisë Socialiste, që do të shpaloset para zgjedhjeve të 25 prillit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shfaqet edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zëvendës kryeministri Erion Braçe, si dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Siç duket, i gjithë kabineti qeveritar po punon për finalizimin e planit të veprimit për PS-në, në premtimet që do t’u bëjnë shqiptarëve për mandatin e ardhshëm.
“Drejt finalizimit të Vizionit Shqipëria 2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2025”,- ka shkruar Rama.





