Edi Rama “qejfmbetur” me SHBA? “E kanë zakon, premtojnë shumë dhe bëjnë pak! Nuk kanë të shkretët” (Kim i qëndron në krah dhe qesh)

0
162

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Universitetin Bujqësor në Kamëz, pasi ëhstë bërë ndërkombëtarizimi i këtij të fundit me Michigan State University. Gjatë fjalës së tij, Rama ka dhënë sinjale se mund të jetë disi “qejfmbetur” me amerikanët për ndihmën e tyre në Shqipëri. Në krah kishte dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e cila në disa momente u pa të qeshte.

Fillimisht, Rama tha se SHBA kishte marrë më pak afganë nga Shqipëria, se ç’kishte premtuar. Më pas vazhdoi duke thënë se “[…] ditë-natë, na japin me bujari të madhe ça duhet të bëni. Kur vjen puna te këto gjërat konkrete, japin po çik me kujdes. Se nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë.”

Më vjen mirë që studentët afganë këtu kanë gjetur jo vetëm mikëpritje, por dhe një hapësirë ku ndjehen mirë. Mbaspak do shkojnë matan oqeanit, shpresoj që të mos mërziten se nuk do i trajtojnë kaq mirë sa i trajtojmë ne këtu. Po do mësojnë dhe ata sesi të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do jenë.

Nuk diskutohet që është kënaqësi që gjithë ata që erdhën, disa mijëra, tani janë duke marrë atë që prisnin. Ka mbetur një pjesë e vogël. Të tjerë mund të vijnë prapë, por është normalizuar gjithë sistemi. Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe, edhe SHBA po marrin. Jo aq sa premtuan, por një pjesë.

Se e kanë çik zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se ç’premtojnë. Kur vjen puna te gjërat konkrete, se kur vjen puna të standardet dhe vlerat japin pa pushim, gjithë kohën, se nga ato kanë shumë. Po ne i marrim me kënaqësi. Po qe puna për standarde, vlera, predikime i kemi këtu. Nuk ka, ditë-natë, na japin me bujari të madhe ça duhet të bëni. Kur vjen puna te këto gjërat konkrete, japin po çik me kujdes. Se nuk kanë të shkretët, nuk janë në pozitë që të japin shumë. S’ka problem, u shpreh Edi Rama.

Zjarr Tv Ad