Edi Rama tregon numrat e kartës së tij ID: Kujt i duhet ky numër?

0
60

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës në kuadër të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit.

Takimi me mbështetësit socialist është zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, i cili ishte mbushur plot nga qytetarët e Elbasanit. Rama gjatë fjalës së tij foli për çështjen e patronazhistëve, ku nuk ngurroi të japë numrin e tij të kartës së identitetit para të gjithë qytetarëve, duke thënë se këto numra nuk i hyjnë në punë askujt, ndaj qytetarët nuk duhet të shqetësohën.

“E ndjeva veten pjesë të një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit për një paklë, por për çdo shqiptar. Jam shumë i frymëzuar nga gjithë këto ditë rrugëtimi, në këto stacione kaq të bukura. Në këto stacione ku i japim Shqipërisë një mesazh të qartë, se ne e duam shtetin për Shqipërinë.

Unë kam marrë me vete kartën e identitetit dhe dua t’ju lezoj numrin tim të identiteti. T’ua lexoj të gjithë atyre të shqetësuarve nga kjo përpjekje për t’i futur ankthin, sikur ca ka ndodhur. Mbajeni shënim: Rama Edi, kombësia shqiptar, lindur në Tiranë, 04.07.1964, Numri i kartës time është G40704039G. Kujt i duhet ky numër? Çfarë do bëhet me këtë numër? E dëgjuat Liken, më kanë marrë kartën tha, më dinë numrin. O Like po ne të dimë shumë gjëra ty, ai numër nuk i duhet askujt. Karta ID është e trashëguar nga një kod tjetër, nuk është ende karta ID që duhet të jetë. Patronazhistët tanë nuk punojnë me kartat e identitetit”, tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad