Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se fatkeqësisht kemi një qeveri që edhe pse jemi në krizë, vazhdon me vjedhjet.
Danaj përmendi koncesionet, inceneratorët që vazhdojnë të grabisin para dhe rritjen e çmimeve. Sipas ekspertit qeveria që supozohet se ka mbushuar arkat e shtetit, po i shpërndan shpejt paratë e vjedhura pasi do hyjë në fuqi amnistia fiskale dhe paratë do i legalizojnë.
“Kemi një qeveri që deklaron se ka blerë energjinë elektrike me trefishin e çmimit që ndodhet në bursë, një shpërdorim dhe vjedhje, nuk tregon ku kanë shkuar, s’kanë transparencë.
Koncesione të reja, inceneratorët, që vazhdojnë të paguajnë, a vazhdon shteti të jetë më i pasur? Apo vazhdon shteti të shpërndajë sa më shpejt se do bëhet amnistia fiskale dhe këto që po vjedhin do legalizohen.
Bizneset të subvencionohen, jo të jenë me lakun te gryka. Duhet tu rikthehet qytetarëve qoftë cash apo duke favorizuar me çmimet, si në Europë, 200 euro vlera minimale, Italia ja jep çdo italiani për të përballur rritjen e çmimeve.
Jemi shumë pranë një kolapsi. Nuk kemi as prodhime. Jemi drejt recesionit të fortë.”-tha Danaj.




