Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas, pasi së bashku me një person tjetër ka tentuar të grabisë një grua në rrugë.
Shtetasi me iniciale, G.N, 24-vjeç mësohet së është vendosur në pranga, ndërsa personi tjetër i përfshirë në këtë vepër penale është shpallur në kërkim.
Sipas raportimeve, dy autorët në fjalë kanë kërcënuar gruan me thikë , e cila po ecte në rrugë.




