Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për zërat që i kërkojnë llogari Partisë Socialiste, se pse nuk ka vendosur ende drejtësi për urdhëruesit për 4 jetët e humbura të 21 janarit të vitit 2011-të, në mes të bulevardit.
Me tone të ashpra dhe në revolt, Spiropali paralajmëron se; nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, se ndërgjegja e rëndë do të bjerë mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Postimi i Spiropalit:
“21 Janar, 22, 23…
Nuk na kompleksojnë hijenat që dje justifikonin humbjet e jetëve të 21 janarit dhe ndihmonin publikisht në manipulimin e provave, dhe sot pyesin me nënqeshje cinike pse nuk keni bërë drejtësi.
Do i kujtojmë çdo ditë për ta shporrur farën e pushtetarit që fsheh provat. Që blen dhe merr peng drejtësinë. Që mbron plaçkën e vjedhur.
Nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Drejtësia dhe gjaku i të rënëve do të bjerë mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre!”, ka shkruar Elisa Spiropali.




