Elisa Spiropali: Keqardhje që karizmën e tij të lindur, Berisha nuk e përdori kurrë për pajtim…

0
117

Në seancën parlamentare të ditës së sotme, ka mbajtur fjalën e saj edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Gjatë gjithë fjalimit të saj, ajo foli për zhvillimet e djeshme ku u DASH bëri shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit, Sali Berisha.

Spiropali tha se ndjente keqardhje që të gjithë karizmën e tij të lindur, Berisha nuk e kishte përdorur për të pajtuar por për të futur ndasi krahinore mes shqiptarëve. Gjithashtu, tha se reagimi i PD dhe i kryetarit Basha ishte për të qeshur dhe për të qarë nga fakti se nuk po dinë nga t’ja mbajnë. Ajo shtoi se kambanat e alarmit kishin rënë për të gjithë dhe se askush nuk mund t’a mbante peng Shqipërinë.

“Po del i turpëruar shoqëruar nga krokama kokakeqe të korbave rreth tij.

Keqardhje që karizmën etij të lindur prej lideri Berisha nuk e përdori kurrë për të pajtuar , por vetëm për të futur thikën e përcarjes mes shqiptarëve duke i ndarë në zona veri jug apo Shqipëri Kosovë. Keqardhje që haxhiqmilistët e Sali Berishës, nuk mbajti asnjë përgjegjësi për viktimat e gërdecit, për 21 janarin. Ndjeva keqardhje që përvec bëmave korruptive të tij, sillet në vëmendje të mbrojtjeve që u ka bërë aleatëve të cilët punojnë kundër interesave të vendit tonë. Reagimi i Lulzim Bashës që nuk di nga tja mbajë dhe PD ishte për të qeshur dhe për të qarë. Ata që nuk kanë lënë njeri pa shpallur si kriminel sot duan prova nga SHBA për këtë vendim.

Angazhimi i SHBA për mbështetjen e reformave demokratike do të vazhdojnë .

Me fatet e vendit nuk bëhen shaka, kambanat kanë rënë për të gjithë. Asnjë nuk e merr dot peng Shqipërinë. Lufta kundër pandëshkueshmërisë nuk kursen asnjë. Të pretendosh lavdi të mëdha nga mashtrime dhe përfshirje në korrupsion gjithashtu kërkon të llogariten edhe pasoja të mëdha. Në demokraci ora e shpagimit kurrë nuk mungon, gjithnjë vjen. Lideri i vërtetë i konsideron faktet por udhqhiqet nga parimet. Sali Berisha nuk u shkëput nga mendësia krahinore komuniste. Ai kultivoi dukuritë më të mëdha të rajonalizmit, makiavelizmit, makutërisë dhe komunizmit”.– u shpreh Spiropali.

Zjarr Tv Ad