Elmaz Fida ironizon gjendjen e politikës shqiptare: Një burrë vajti tek Nastradini për një hall që kishte dhe i tha: O Nastradin, unë, ime shoqe, gjashtë fëmijët tanë, prindërit e mi dhe vjehra, jetojmë në një dhomë të vetme. Çfarë më këshillon të bëj se po çmendem/ Nastradini ja ktheu: Bli një gomar, një dash, bli dhe një pulë…

0
1095

Shënimi i Fidës:

Një burrë vajti tek Nastradini për një hall që kishte dhe i tha:”O Nastradin! Unë, ime shoqe, gjashtë fëmijët tanë, prindërit e mi dhe vjehra jetojmë në një dhomë të vetme. Çfarë më këshillon të bëj se po çmendem”. Nastradini i tha:”Shko në pazar, bli një gomar, fute të jetojë me ju në të njëjtën dhomë dhe hajde tek unë pas dy ditësh”.

Dy ditë më pas, burri u kthye dhe i tha:”Nastradin bej, gjendja është e rëndë. Aroma dhe pëllitjet e gomarit nuk durohen”. Nastradini i tha:”Tani do të blesh një dash dhe do ta futësh në dhomë me ju, pastaj do vish përsëri pas dy ditësh”. Burri u kthye me fytyrë të zbehtë pas dy ditësh dhe i tha: “Gjendja është bërë e padurueshme”. Nastradini: “Tani do marrësh një pulë dhe do vish tek unë pas dy ditësh”.

Burri, i demoralizuar u kthye pas dy ditësh dhe i tha: “Jam gati të vetrvitem”. Nastradini i tha: “Tani, do marrësh gomarin dhe do ta shesësh, mandej do vish pas dy ditësh tek unë”. Burri erdhi dhe i tha: “Gjërat kanë filluar të përmirësohen paksa”. Nastradini iu përgjigj: “Shumë mirë, tani shko dhe hiq dashin”.

Pas dy ditësh burri u kthye dhe i tha: “Situata është shumë e stabilizuar”. Nastradini buzëqeshi dhe tha: “Tani shko dhe hiq pulën”. U kthye burri i çelur në fytyrë dhe duke buzëqeshur i tha: “O Zot sa mirë jemi Nastradin efendi. Të jemi mirënjohës”!

Pak a shumë, në këtë mënyrë menaxhohen krizat politike në botë nga ana e qeverive. Ata krijojnë probleme dhe kriza të reja, me qëllim që t’i harrojmë ato të vjetrat, kështu, jo vetëm që i harrojmë, por edhe u jemi mirënjohës dhe ndihemi të lehtësuar kur zgjidhin ndonjë nga krizat e krijuara prej tyre”.

Zjarr Tv Ad