EMRAT/ Bardh Spahia nis “spastrimet” në Bashkinë e Shkodrës, shkarkohen 2 administratorët

0
192

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Bardh Spahia, ka nisur “spastrimet” nga institicioni që drejton, apsi ka firmosur urdhrin e shkarkimit për dy administratorë.

Pak më shumë se 1 muaj nga momenti që mori detyrën, Spahia ka shkarkuar për shkelje disiplinore Altin Shabajn, i cili mbante postin e administratorit në Postribë.

Gjithashtu është liruar nga detyra edhe Gjovalin Darragjati, Administrator i Dajçit.

Këta dy administratorë në zgjedhjet e 6 Marsit mbështetën Xhemal Bushatin, kandidatin e propozuar nga Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad