“Erdhi çasti i pritur”, Spartak Ngjela: Ngritja e Komandës Amerikane në Shqipëri, tamam në kohën kur synohej destabilizimi

0
79

Avokati Spartak Ngjela komenton në një postim në “facebook” ngritjen e shtabit pararojë të Komandës Amerikane në Shqipëri.

Për avokat Ngjelën ky shtab “ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha”. Sipas tij, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Ngjelës:

Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945: Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë. Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha.

Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor. Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës.

Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Suksesi është i të gjithë shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad